Një avion me 122 pasagjerë në bord ka shpërthyer dramatikisht në flakë teksa avanconte në pistë drejt ngritjes së dështuar sot në Kinë.
Një total prej 36 pasagjerësh u dërguan në spital me plagë të lehta pas aksidentit të pazakontë në aeroportin e Chongqing.
Incidenti i frikshëm nisi të kuptohej kur avioni tip Airbus A319 doli në anë të majtë të pistës teksa avanconte për t’u ngritur.
Mjeti kaloi më pas përmes dy pistave fqinje duke humbur motorët e tij dhe rrotat e uljes gjate rruges, para se të ndalonte gradualisht në zvarritje. Një zjarr i madh pasoi në anën e majtë të mjetit, i cili sipas raportimeve nuk mund të riparohej më.
Administrata kineze e aviacionit CAAC tha në një deklaratë: “Sipas dëshmisë së ekuipazhit, avioni pësoi një anomali gjatë ngritjes. Pas daljes nga pista dy motorët e tij u përplasën në tokë dhe u thyen duke marrë flakë”.
Një zëdhënës i aeroportit tha se kanë nisur hetimet mbi shkakun e aksidentit, ndërsa shtonte: “Teksa po hetohen shkaqet e aksidentit operacionet e aeroportit janë kthyer në normalitet”.
Ky është aksidenti i dytë ajror në Kinë për këtë vit, pas atij të 21 marsit kur avioni tip Boeing 737-800 u përplas në malet në jug të Kinës gjatë një fluturimi të brendshëm nga Kunming drejt Guangzhou.
Avioni po fluturonte në rreth 10 000 metra lartësi dhe ishte pranë destinacionit të tij kur nisi të humbasë lartësi dhe u përplas përtokë në një rënie të çuditshme thuajse vertikale, brenda dy minutave.
Asnjë prej123 pasagjerëve dhe ekuipazhit nuk arriti të mbijetojë në atë rast, ndërsa ekspertë britanikë sugjeronin per Express.co.uk se një ose më shumë pilotë duhet të kishin humbur ndjenjat.
Top Channel