Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë këtë të mërkurë po zhvillohet seanca dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.
Kreu i SPAK prezantoi para KLP, raportin për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2021.
Gjatë raportimit të tij, Kraja ka deklaruar se SPAK e priste që të kishin presione të ndryshme, pasi merr nën hetim jo vetëm krimin e organizuar, por edhe drejtues apo funksionarë të lartë të shtetit.
Në raportimin e tij para KLP-së, Kraja presioni nuk është një problem shqetësues për ta dhe se prokurorët do të vijojnë që të punojnë në bazë të provave dhe duke respektuar ligjin.
Kraja theksoi se viti 2021 kishte si objektiv krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe për këtë iu desh bashkëpunimi me instanca të larta si Byroja Kombëtare e Hetimit, policia e shtetit, etj.
Diskutimet në KLP:
Kraja: Na kanë ardhur mbi 756 kërkesa nga qytetarët. Është shtuar ndjeshëm numri për informacion nga strukturat shtetërore si KPK, KLP, KLGJ për çdo verifikim, si DHE nga komisioni i jashtëm i verifikimit për policinë mbi 824 gjatë 2021). Gjatë këtij viti kishim objektiv forcimin e bashkëpunimit sepse lufta e krimit të organizuar Dhe korrupsionit nuk bëhet vetëm, ndaj kemi patur prioritet BKH me policinë e shtetit , me agjencinë e mbikëqyrjes policore me shish dhe KLSH me të cilët kemi pasur bashkëpunim perfekt.
Kraja: Kemi pasur kontakte me shtetet e BE që kanë oficerë në vendin tonë dhe kjo na ka lehtësuar, kemi vazhduar kontaktet me shtetet qe lidhim lidhur marrëveshje eurojust, Interpol. Kemi lidhur marrëveshje me prokurorinë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kemi bashkëpunim me antimafia dhe gjatë 2021 aplikuam skuadrat e përbashkëta hetimore duke qenë se grupet e drogës janë shtrirë kudo duke u vendosur edhe në vendet e origjinës
Kryetari i Klp Alfref Balla: Këto ditë retorikë politike ka diskutuar për ngadalësi për hetimin e dosjeve. A ndiheni të kërcënuar dhe nën presion? Çfarë ka qe nuk shkon mes BKH dhe SPAK?
Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.
Bujar Sheshi: Për pjesën si paraqitet gjendja ne këtë fazë të BKH a i kanë përmbushur ata detyrimet ligjore? A i kanë zbatuar me korrektësi detyrat për hetimin e çështjeve? A është ngritur dhe është funksional komisioni?
Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsoludojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji dhe shumë punë. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet nurmi i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.
Alfred Balla: Faktikisht ne jemi ankuar për të shtuar më shumë pretencat që ligjvënësit I kanë përcaktuar por ajo problematikë . Por ka një problematikë në këtë mes dhe pak kohë që të konsolidohet struktura dhe të shihen problematikat e të gjitha me radhë. Ligji për 50 mije lekëshet u ndryshua tha se na mbytën me kallzime, për 10 euro 5 euro, që e humbet sensing e punë. Bëmë diskutime bëmë debate dhe u ndryshua më pas ligji. Dhe ishte një dicka që në një farë mënyre na lehtësoi pak. Me shume jemi për zbatim ligji se për të ndryshuar ligjin
Tartar Bazaj: A e ndjeni veten krenar në këtë detyrë?
Kraja: Ne të gjithë jemi të përgjegjshëm. Veprojmë me ndershmëri me transparencë, sipas asaj që parashikon ligji dhe legjislacioni shqiptar, sepse jemi struktura të shtetit shqiptar. Jemi korrekt. Ne bashkëpunojmë padiskutim me të gjitha strukturat sepse e thash edhe në fillim vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrihet suksese. Në këtë aspekt kemi bërë më të mirën e mundshme për të vendosur ura bashkëpunimi për të krijuar besueshmëri të institucionit.
Alfred Balla: Në emër të KLP dhe përsonalisht ju përgëzoj për punën, ju kërkoj të punoni drejt, së shpejti KLP do fillojë vlerësimin e të gjithë prokurorëve dhe së shpejti do jeni dhe ju si SPAK. Ndihma nga KLP dhe qeveria nuk ju ka munguar. Presim maksimumin prej jush. Bëni detyrën tuaj shpejt dhe mirë. Ne si këshill duke parë gjithë problematikën do vendosim një optimal për të plotësuar vakancat. Shqipëria pret shumë nga ju.
Më 16 maj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të raportojë edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Ai do të paraqesë raportin vjetor për punën e këtij institucioni gjatë vitit 2021.
Top Channel