Tirana nis llogaritë për në Champions, zbulohen kundërshtarët e mundshëm të bardhebluve

11/05/2022 16:45

Tirana tani mund të mendojë e qetë për ndeshjet e turit të parë të Champions League, teksa e ka siguruar matematikisht titullin dhe në tre javët e mbetura ka si mision të respektojë kampionatin.

Skuadra bardheblu do të ketë një mision tepër të vështirë, pasi duke parë kundërshtarët e mundshëm shorti mund t’i rezervojë emra të mëdhenj. 26 herë kampionët ndodhet në vazon e dytë ose e njohur ndryshe në vazon e skuadrave jo favorite.

Qarabag është skuadra që ka koeficientin më të lartë nga kundërshtarët e mundshëm që mund të ketë përballë. Skuadra si Malmo, Ludogorets, Sherif Tiraspol po ashtu janë ekipe tepër kualitative, ndërsa në listë nuk mungon dhe surpriza e edicionit aktual, Bodo/Glimt. Kundërshtar të tjerë që mund të vihen ndaj Tiranës janë dhe Ferencvaros, skuadër ku u aktivizua Myrto Uzuni deri në janar, si dhe kampionia e Sllovakisë, Slovan Bratislava dhe ajo e Finalndës, Helsinki.

Referuar koeficientëve, skuadra nga Wellsi, The Neë Saints, Zalgiris, Lincoln, apo dhe Shamrock Rovers shihen si kundërshtarë disi më të kalueshëm, krahasur me emrat e tjerë në listën e favoritëve do të jenë dhe dy mes Linfield të Irlandës së Veriut, Zinjski të Bosnjes dhe kampiones së Rumanisë, me këtë të fundit që ende nuk është përcaktuar.

Shorti për raundin e parë të fazës kualifikuese të Champions League do të hidhet në datën 14 qershor, me bardheblutë që do të mësojnë rivalin me të cilin do të ndeshen në datat 5-6 dhe 12-13 korrik.

Top Channel