Një specie e rrezikuar e peshkut gjigant me krahë rrethore, që u kap aksidentalisht nga peshkatarët në Kamboxhia, u lirua sot i palënduar në lumin Mekong.
Femra me formë ‘përbindëshi’ është specia më e rrallë ujore në Azinë juglindore dhe u kap aksidentalisht javës që shkoi në provincen Stung Treng kur kapërdiu peshkun në grep, sipas peshkatarëve.
Peshkatarët e lumit Mekong thanë se ishin shokuar kur tërhoqën peshkun e rrallë 180 kilogramë, i cili ishte studiuar më pas nga shkencëtarët.
Një grup ekspertësh amerikanë për lumin Mekong, punuan me peshkatarët për çlirimin e peshkut rrethor nga grepi dhe kthimin e tij në lumë.
Lumi gjigant Mekong konsiderohet si arteria e Azisë dhe është një habitat parësor për specie të panumerta të rajonit.
Studiuesit thanë se vendndodhja e largët ku ishte kapur specia kishte vende me thellësi deri në 80 metra dhe besohet se ka specie edhe më të mëdha.
Më shumë se 1,000 specie ujore jetojnë në Mekong dhe rana rrethore nuk është gjiganti i vetëm i ujërave të turbullta.
Disa specie të peshkut mustak të zbuluar këtu arrijnë deri në tre metra gjatësi me peshë deri në 270 kilogramë.
Top Channel