1225 shërbime publike ofrohen online në portalin e-albania ndërsa prej datës 1 maj vetëm 5% e shërbimeve publike ofrohen ende në sportele, ku qytetari duhet të paraqitet fizikisht.
Por ndonëse vendimi për kalimin e pjesës më të madhe të shërbimeve online, si pjesë e revolucioni digjital, ka eleminuar rradhët e gjata të pritjeve, të moshuarit po hasin vështirësi.
Një pjesë po u drejtohen kancelarive që përdorin logon e e-albania, ku ofrohet shërbim kundrejt pagesës.
‘Unë nuk di, kam shkuar ne kancelari, atje me morën 4 mijë lekë”, shprehet një qytetar.
Por përdorimi i logos së e-albania për qëllime tregtare është i ndaluar.
Nevila Repishti: Logo e e-albania është e regjistruar dhe patentuar ne Drejtorinë e Përgjithshme te pronësisë industriale dhe përdorimi nga pale te treta përveçse agjensisë kombëtare të shoqërisë së informaconit përben shkelje ndal ligjit.
Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur kontrollet në të gjthë vendin për evidentimin e subjekteve që po abuzojnë duke përfituar nën logon e e-albania. Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.
Qytetarët që hasin vështirësi me përdorimin e teknologjisë mund të asistohen nga punonjësit që ndodhen fizikisht në sportele.
“Do kenë një asistence, ne sportelet qe mbeten te hapura do merren shërbimet qe nuk mund te ofrohen elektonikisht, risia tani është mosparaqitja me patjetër fizikisht per te marre kopjen e dokumentit, por gjithsesi ndihma mbetet ne dispozicion”, shprehet Nevila Repishti.
Top Channel