Që prej orëve të para të mëngjesit në filialin e postës në Lezhë, ku bëhet tërheqja e pensioneve krijohen radha të gjata dhe kaos.

Të moshuarit shprehen se duhet te presin me orë të gjata apo edhe me dite për të marrë pensionin, e shkak për këtë bëhet numri i paket i sporteleve.

Nga ana tjetër drejtori i postës në Lezhe, Pjerin Çuku justifikohet me faktin se në këtë muaj ka qenë shume ditë pushimi dhe ka pasur mbi vendosje datash, ndërsa shton se është në plan shtimi i sporteleve.

Përveç orëve të gjata që duhet të presin pensionistët shpesh herë përballen edhe me një problem tjetër, mungesën e parave e situata të tilla pritja në radhë të gjata apo dhe mungesa e   kushteve vihet re në të gjitha pikat e shpërndarjes së pensioneve në Lezhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA