Finalja, vatër infeksionesh?/ Shefi i urgjencës thotë se nuk shikon rreziqe të mëdha

11/05/2022 19:53

E gjithë vëmendja tanimë është përqendruar në finalen evropiane të Rome- Feynord që për herë të parë zhvillohet në Shqipëri, në 25 maj në stadiumin Air Albania.

Anagazhim maksimal i të gjitha strukturave ,përfshirë dhe ato shëndëtsore të cilat në këtë periudhë duket se janë çliruar nga ngarkesa e shkaktuar nga Covid 19 për dy vite.

Në Stadiumin Air Albania përveç 8 posteve të infermierisë që ka vetë stadiumi do të shtohen edhe 40 personel mjekësor nga Qendra Kombëtare e Urgjencës, ndaj kanë nisur inspektimet dhe skenarët për asistencën mjekësore, si në fushë për sportistët  ashtu edhe për 21 mijë tifozët, nëse do të duhet  .

“Fatmirësisht Covid na ka lenë të qetë këtë muaj, ka pak raste të shtruar… sot po merremi  ku do të vendosen ekipet tonë të ndihmës së shpejtë”- tha Skënder Brataj

Euforia e ndeshjes, por jo vetëm na ka çliruar nga frika Covid dhe nga masat ndaj tij. Por kanë qenë pikërisht ndeshje  të mëdha të  Champions League, si Atalanta – Sevillia  në Milano dhe Liverpool Atletico Madrid në mars të 2020, të cilat u shndërruan në burim të transmetimit të virusit të Covid 19 duke shkaktuar infektime masive .

Mund të rritet numri, por ka rënë virulenca. Tani shërben si një vaksinë. Nuk shoh ndonjë rrezik. Italia ashtu si ne i ka bërë të këshillueshme maskat në ambiente te brendshme ashtu si ne”- tha Skënder Brataj

Gjithsesi autoritete shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për t’u vaksinuar.

Top Channel