36-vjeçari Elion Pojani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”, është arrestuar nga policia shqiptare.

Pojani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e tij, për llogari të autoriteteve italiane.

Top Channel