Gjatë paradites vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë  vranësira, duke krijuar mundësi për shira të pakët në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Top Channel