Gjykata e Tiranes la nën masën arrest me burg Oligert Dhimitrin i akuzuar për vrasje.

I riu qëlloi për vdekje me nje thikë buke Ilir Kapon, dhe sipas prokurorisë të dyja palët njiheshin dhe nuk kishin patur më parë konflikte.

I riu kembenguli në gjykatë se nuk mbante mend asgjë nga sherri në lokalin e lagjes dhe se ishte penduar për krimin.

Më vjen keq tha 37 vjecari që sipas policisë ditën e krimit ishte në gjendje të dehur kur u përlesh me fqinjin Kapo, një 60 vjecar që nuk kishte me askënd konflikte. Viktima dhe vrasësi mbas sherrit në alkol e sipër e degraduan bisedën me sharje banale.

Kamerat e sigurisë sipas akuzës tregojnë vrasësin që e ndjek nga pas dhe në dalje të lokalit e godet për vdekje me një thikë. I pyetur në fillim mbasi i doli efekti i rakisë, 37 vjecari këmbënguli se nuk e kishte qelluar me thikë, por me grushta viktimën.

Top Channel