Intervistë me Erilda Hoxha, Drejtoreshë e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në Porsche Albania

Çdo bateri është ndezur drejt transportit elektrik dhe duket se kjo garë do të fitohet nga ajo markë e cila do të dominojë tregun në segmentin premium. Porsche Albania ka hyrë e para në këtë garë nëpërmjet markës premium që ajo përfaqëson, Audi.

Së fundmi, në një intervistë për mediat lokale, Drejtori i Përgjithshëm i Porsche Albania Z. Gentian Bushati shpalosi disa nga shtyllat e strategjisë botërore të Audi, e cila po implementohet edhe lokalisht në Shqipëri.

Z. Bushati u shpreh se, megjithëse makinat me djegie të brendshme mbeten pjesë e rëndësishme e adn-s së Audit, tashmë marka ikonike botërore ka vendosur të investohet me fuqi të plotë në modelet elektrike. Sipas Bushatit, ky investim sheh përtej ofertës momentale të tregut dhe synon përputhshmërinë afatgjatë me proceset e Bashkimit Evropian, ofrimin e aftësive dhe kapaciteteve njerëzore në sektorin e shërbimeve për makinat elektrike dhe zhvillimi i infrastrukturës së nevojshme të karikimit.

Në mbyllje të intervistës së tij, Z. Bushati ftoi të gjithë të interesuarit të njihen me të ardhmen premium të transportit elektrik, nëpërmjet vizualizimit që Porsche Albania mundëson në qendër të Tiranës, për 7 ditët rrjesht, në premisat e instalacionit artistik “Reja”, ku audienca do të shohë për herë të parë në Shqipëri modelin elektrik Audi e-tron.

Që në ditët e para ky event ofroi një shfaqje fantastike audio-vizuale, por edhe disa pikëpyetje të reja, të cilat vendosëm t’ia adresojmë Drejtoreshës së Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në Porsche Albania, Erilda Hoxha.

Znj. Hoxha, si përkthehet e ardhmja elektrike e Audi në strategji shitjesh në Shqipëri? A është gati tregu shqiptar për këtë standard premium?

Hoxha: E ardhmja elektrike që marka Audi i propozon transportit botëror nuk është një etapë finale, por një vizion dhe një qëndrim që ne ndërmarrim për të ardhmen e mjedisit dhe qëndrueshmërisë së jetesës sonë. Transporti elektrik në çdo hallkë të tij përfaqëson reduktim kostosh për klientët. Në këtë sens sigurisht që tregu shqiptar është gati. Shtuar këtu, stafet tona të shitjeve po synojnë fokusimin e aksioneve në atë çfarë ne konsiderojmë Qendërzimi Njerëzor. Digjitalizimi i të gjithë rrugëtimit të klientit do të bëhet veçoria më e rëndësishme dalluese për ne. Një përvojë gjithëpërfshirëse e klientit, si online ashtu edhe offline është kritike. Jemi të ndërgjegjshëm se klientët presin ndërlidhje pa probleme në të gjitha kanalet e kontaktit dhe informacionit.

Pse Audi e-tron dhe pse pikërisht në një instalacion artistik si “Reja”?

Hoxha: Audi e-tron përfaqëson mishërimin dhe vizualizimin më të mirë të strategjisë së re së Audit globalisht, por edhe në Shqipëri. Në lidhje me eventin, ne u bazuam në konceptin e resë si mbartësja e ngarkesës më të madhe elektrike natyrore. Kështu vendosëm, në një sens, të shkrepim “rrufenë” te “Reja”, duke pozicioniuar Audi e-tron për plot 7 ditë në premisat e instalacionit, nën kornizën e një festivali audio-vizual të kuruar me shumë kujdes nga stafet tona dhe në partneritet me Reja.al

Në vazhdim ne kemi përzgjedhur 100 Audi People, të cilët besojmë se i përkasin target-it dhe filozofisë premium të markës. Të përzgjedhurit do të prezantohen në një mënyrë novatore dhe ndryshe, nëpërmjet një letre të dedikuar dhe një kutie me hologram.

Kush janë pritshmëritë e Porsche Albania me transportin premium elektrik në Shqipëri?

Hoxha: Brenda 5 viteve, mbi 40% e portofolit të modeleve Audi do të jenë elektrike, duke u pozicionur kështu si marka e vetme dhe Nr.1 premium në Shqipëri. Porsche Albania përmes Audi do të lançojë vetëm këtë vit 3 modele elektrike, si e-tron Sportback, Q4 e-tron, e-tron GT. Siç mund ta kuptoni e-ardhmja është elektrizuese; e-ardhmja premium është Audi.

Top Channel