“Vala blu” mund Trumpin/ Me 258 vende nga 435 në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët pushtojnë edhe Senatin 04/11 11:29
Këngëtarja Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë ne “Eurovision 2022” me këngën “Sekret”.
Ajo shkëlqeu me performancën e saj, e shoqëruar nga koreografja Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë.
E veshur me një fustan ngjyrë rozë me shkëlqim, Ronela mahniti me pamjen e saj.
Ajo që tërhoqi vëmendje ishte varësja e shndritshme e cila plotësonte veshjen e këngëtares.
Me një koreografi të kujdesur deri në detaje këngëtarja kërceu së bashku me balerinët si një trup i vetëm, teksa nën ritmin e këngës dhuruan një performancë mahnitëse.
Ronela Hajati përjetoi e para nga konkurrentët ndjesinë e gjysmëfinales së parë të “Eurovision 2022”
Top Channel