Nga sot të gjithë sportdashësit shqiptarë kanë mundësi të shpresojnë për të qenë të pranishëm në finalen e madhe që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, finalja e Conference League mes Romës dhe Feynordit.
Një nga të përgjegjësit e UEFA-s për këtë finale në Tiranë, Keidi Tomorri, na tregon se si ky proces, nga shitjeje u konvertua në llotari për shkak të një numri përtej normales të kërkesës për të qenë prezent në këtë ndeshje.
“Prioritet kanë shqiptarët, kërkesa është rreth 160 deri në 180 mijë kërkesa biletash, 400 ka Fenoor dhe 400 Roma dhe vetëm 8000 janë në shitje.
Në javën e asaj finaleje në Tiranë pritej një numër rreth 35.000 tifozësh në rrugët e kryeqytetit dhe në dy zonat e tifozëve që do të krijohen në kryeqytet, megjithatë shifrat tashmë kanë ndryshuar, shumë madje.
“Me updatet e fundit që kemi marrë nga Holanda pritet të jenë nga 15.000 ne 18000 ku vetëm 4000 janë me bileta, ndersa nga roma kerkesa eshte shume me e madhe, deri tani kemi nje pritshmeri per 60.000 veta por pritet të rritet se eshte krijuar ideja qe jane ata favoritet për të fituar.”
Çmimet e biletave kanë qenë relativisht të pranueshme për këtë ndeshje nga 25 euro në 125 maksimalja. Por problemi më shumë se cmimi ka qenë kapaciteti, për klubet, ndërkohë që UEFA ka patur tjetër politikë shp
“Kam qenë në kontakt me klubet edhe për çështjen e biletave dhe Roma ka kërkuar një numër shtesë që nuk ju aprovua pasi UEFA ka prioritet që të ketë sa më shumë tifozë vendas, Shqipëria nuk mund të organizojë vit për vit finale të tilla.”
Top Channel