Flakët e zjarrit kanë përfshirë një Fast-Food në pazarin karakteristik në Gjirokastër këtë mëngjes.

Nga flakët raportohen dëme materiale por fatmirësisht, jo dëme në njerëz.

Pas ekspertizës në terren rezultoi se shkak për zjarrin ka qenë një frigorifer i amortizuar që ka marrë flakë nga tejnxehja.

Mësohet se biznesi i përket 65-vjeçarit Agron Muço.

PMNZSH ka shkuar menjëherë ne vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA