Koncert në nder të prindërve/ Inva Mula dhe Genc Tukiqi këndojnë këngët e prindërve të tyre

10/05/2022 15:40

Në skenën dhe qytetin ku nisi gjithcka nga dy muzikantët e mëdhenj Avni Mula dhe Ibrahim Tukiqi, aty u rikthyen edhe bijtë e tyre për të nderuar prindërit më një mbrëmje homazh.

Këngëtarët me famë botërore Inva Mula dhe Genc Tukiqi,  pas me shume se 15 vitesh, u ngjiten serish në teatrin “Migjeni” duke sjellë një performace që I kishte munguar qytetit, me kenget e kompozuara dhe kenduara nga prinderit e tyre.

Për sopranon Inva Mula, Shkodra dhe teatri “Migjeni” i sjellin emocione edhe sot

Një amanet të prinderve të cuar deri në fund, e konsideron pianisti dhe kompozitor shqiptaro-francez Genc Tukiqi, ketë rikthim në qytetin e tyre

Avni Mula e Ibrahim Tukiqi janë dy prej emblemave të muzikes shkodranë, traditë të cilën e vazhduan me sukses edhe bijtë e tyre.

Top Channel