“Ishte në top formë”, Rama flet pas takimit me Hashim Thaçin në Hagë: Lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet

10/05/2022 14:45

Një cmallje të nevojshme, e konsideroi kryeministri Edi Rama takimin e zhvilluar në Hagë me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se e gjeti në top formë.

“Ishte një cmallje e nevojshme. Presidentin Thaci e gjeta në top formë, i bindur edhe më shumë se kur e kam takuar para se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme, për të provuar para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës clirimtare dhe pastërtinë e idealit të luftarëve të UCK.

Nuk ka shumë për të thënë, të gjithë ne jemi të bindur se lufta e UCK nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund të futet në korniza të tjera, sepse ajo është tanimë  e futur në kornizën e artë të heroizmit sakrificave dhe përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë, demokratike dhe sovrane.”- u shpreh Rama.

Top Channel