“Do ndalem në të gjitha problemet serioze”, Meta: Sot në 21:00 përballë gazetarit Sokol Balla

10/05/2022 16:00

Në prag të përfundimit të mandatit 5 vjecar si kryetar i Shtetit, Presidenti i Republikës lir Meta do të jetë sot i ftuar në Top Story, në një intervistë përballë gazetarit Sokol Balla.

A ishte Presidenca, një imponim për Ilir Metën? Përse e la ai postin e kryeparlamentarit, për t’u mbyllur në godinën e Presidentit?

Cilat ishin pikat kulmore të këtyre 5 viteve si kryetar Shteti? A bëri Ilir Meta një ‘dopio’ lojë me Ramën dhe opozitën. Çfarë e solli përplasjen e fortë me Edi Ramën, që çdo deri në shkarkimin e tij nga Gjykata Kushtetuese. A e ka Ilir Meta një profil të Presidentit të ardhshëm të Republikës?

Postimi Ilir Metës në Facebook:

Të dashur miq, Sonte në mbrëmje, në ora 21:00, do të jem në emisionin “Top Story”, në një intervistë live përballë gazetarit Sokol Balla, në Top Channel. Do ta ndalem në të gjitha problemet serioze, që shqetësojnë sot qytetarët shqiptarë, në gjendjen e sistemit të drejtësisë dhe nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit. Sipas mundësive, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni!

Ndiqeni sonte në 21:00 intervistën e Presidentit në ikje, Ilir MetaTop Story nga Sokol Balla, në Top Channel.

 

 

Top Channel