U fsheh në pyllin e Semanit, iu afrua banesës para se të vetëdorëzohej/ Zbulohet itinerari që bëri autori pasi qëlloi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”

16/05/2024 16:20

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur është strehuar në pyllin e Semanit, 7 km në perëndim të fshatit Sulaj ku dhe banonte autori.

Mbrëmjen e djeshme 23 vjeçari Azgan Mernica është afruar në banesën e tij në fshatin Sulaj, ku nga pylli deri në banesën e tij ka ardhur me këmbë, ku dhe ka kërkuar që tek familjarët e tij të dorëzohej.

Ndërkohë që në momentin e dorëzimit siç duket dhe nga pamjet, ai ka patur mundësi të ndërrohej në banesën e tij deri sa ka mbërritur policia e cila e ka shoqëruar në komisariatin e Fierit.

Ai është pyetur dhe për armën gjë për te cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur. Po ashtu tregon momentin që përplasja ka ndodhur me efektivin e policisë për shkak të kalimit në rrugë në gjaknxehtësi e sipër kam nxjerrë pistoletë duke shtënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA