Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në një kanal në hyrje të parkut të Divjakës.

Viktima,  i identifikuar si Ilir Rrudho, është rreth 50 vjec.

Mësohet se ai lëvizte me bicikletë dhe policia ka dyshime se është goditur nga një automjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Trupi i pajetë u gjet nga turist, i cili ishte duke ecur në këmbë në hyrje të parkut Kombëtar të Karavastasë, kur ka parë trupin e pajetë në anë të rrugës dhe ka njoftuar policinë e zonës.

Top Channel