Një 50-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një banesë në rrugën “Kasem Shima” në Tiranë, ndërsa po punonte dhe ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa policia thotë se ka rënë aksidentalisht.

“Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, sipas policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel