Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” në drejtimin e Sokol Ballës tha se deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së nuk janë sulm ndaj SPAK, por kërkesë për tub çuar drejtësinë para.

“E para për t’i vendosur gjërat në rendin kronologjik dhe mos i lënë vend hamendësimeve,atë që Edi Rama tha në Asamble është vijim i një qëndrimi të mbajtur prej kohësh. Është po i njëjti qëndrim që unë se konsideroj aspak sulm ndaj SPAK-ut. Unë jam këtu për t’ju thënë se nuk është sulm, por kërkesë, që buron prej pritshmërisë së qytetarëve, SHBA dhe BE. BE kërkon rezultate konkrete në çuarjen para të drejtësisë së magjistratëve por ka rezultuar që këto person kanë vendosur porosi në rrugë të pandershme dhe kriminale.

Nëse fatmirësisht Bullgaria do të heqë veton dhe do të niset negociatat për Shqipërinë, kjo është një gjë që do të na pengojë dhe BE do ta kenë kushte në tryezë që zotëri duam rezultate konkrete. Rezultati konkret është kur këta persona që kanë qindra miliona, llogari të fshehura, shtëpi pafund të shkojnë para drejtësisë.

Kim shpeshherë ka kërkuar hetim të plotë dhe çuarjen para drejtësisë dhe janë në proces dhe kjo tronditje dhe apel i Ramës dhe mazhorancës, ky nuk është qëndrim personal i Ramës por i kësaj shumice, edhe unë sa herë më është dhënë mundësia, në të tre seancat e fundit i ka kërkuar SPAK informacion”, tha Balla.

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, për performancën e deritanishme gati tre-vjeçare, duke edhe nxitur debat.

Më pas në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA