15/11 11:02
Nuk kishte si të mos mungonte acarimi i tifozëve pas fitores së Tiranës në sfidën me Partizanin këtë mbrëmje në “Elbasan Arena”.
Pasi bardheblutë mundën me përmbysje 2-1 rivalët e përjetshëm të Partizanit, në një ndeshje të jashtëzakonshme , tifozët nuk i mbajtën dot nervat, duke u përfshirë në përplasje me rivalët.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar gjendjen, ndërsa disa prej tyre kanë rënë në pranga.
Ky është titulli i 26 për Tiranën, që feston të dytin kampionat në tre vitet e fundit, por edhe hakmarrjen ndaj Partizanit, që vetëm tre sezone më parë fitoi titullin pikërisht në derbin e fundit të sezonit.
Top Channel