I pakënaqur me të zgjedhurit vendorë në qarqe, kreu i PS, Edi Rama tha se është skeptik për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme vendore, nisur nga puna e tyre në terren.
Ndonëse nuk foli me emra, Rama i kujtoi një pjese të tyre se fituan postin pa garë, por po sillen njësoj sikur të jenë pa kundërshtarë.
“Zgjedhjet vendore janë në prag. PS ëshë garanci edhe për këto zgjedhje. Përmirësimet që do bëjmë partisë do i japin akses për ti përballuar me sukses. Unë nuk jam shumë optimist sot për këtë bilanc, për një pjesë jo të vogël të bashkive tona. Disa kryetarë bashkish që hynë në zgjedhje pa garë dhe u zgjodhën kryetar pa kundërshtarë kanë vijuar për ineceri të qëndrojnë në krye të bashkive thua se kundërshtarët nuk ekzistojnë, papastëria nuk ekziston, po marr këtë që është A dhe një sfidë e këtij mandati. Është për të ardhur keq që një pjesë e kryetarëve janë krah për krah me ne, për të garantuar që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull turpi ndërsa një pjesë nuk janë fare të angazhuar në këtë proces, dhe kjo është fatkeqësi e madhe. Sic është fatkeqësi të shohësh që kërkesës ligjore të Ministres për Rininë, deri tani i janë përgjigjur vetëm 44 bashki dhe afati ka kaluar. Nuk dua t’i marr me emra, por pyetja që dua t’ju bëj është Po me ca merreni?
Edhe për plehrat, për shërbimet skandaloze, moszbatimin e ligjit, të këtij lloj tipi kryetari bashkie, që për fat të keq është pjesë e PS, kusuret i mbajmë ne, qeveria, grupi parlamentar, PS këtu në krye të punëve dhe në ballin e betejës. Ndërkohë që as ministrat as deputetët nuk kanë mundësi të bëjnë punën e atyre kryetarëve bashkie që i kanë kthyer kurrizin ligjit. Deri në pika që janë për organe të tjera, jo për Asamblenë e PS.
Po për cilën arsye duhet të angazhohet Policia, Inspektoriati, fonde për naftë, etj, për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëme të kryetarëve të bashkive? Sot e gjithë ditën ndërtohet pa leje, në brengdetin e Shqipërisë, dhe sapo kthen kurrizin policia nga qendra janë disa kryetarë bashkish që vijojnë avazin e tyre. Kjo është e paimagjinueshme dhe nëse nuk do isha ende në pritje që SPAK të bëjë disa punë më të mëdha, mbase do isha unë që do bëja denoncimin sot, por s‘kam se si i shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike, kur shoh që balanca në aspektin e të drejtës është ende shumë e shtrembëruar.” u shpreh Rama.
Top Channel