Nga Konferenca e 18-të e Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike Joniane kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër shpalosi shqetësimin për problemet e shumta me procesin e integrimit evropian.
Shqipëria deklaroi kryeministri, nuk ka rrugë tjetër, i duhet durim në këtë rrugë.
“Procesi drejt BE është proces neurotik. Shqipëria është peng i një bllokimi, midis fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Është nga ato situata që BE mund ta krijojë. S’ka libër dhe përvojë dhe ndonjë shpjegim se si mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Por ja që kështu është- siç thoshte Donald Trump. Duhet të mos humbasim durimin dhe dëshirën për Europën”
Kryeminisrtri Rama në fjalën e tij theksoi se në planet tona nuk ka një të dytë përveç Evropës dhe se ne kemi shumë për t’i dhënë Rajonit pasi problemet mund të krijojnë vetëm ndasi.
Top Channel