Policia e Lezhës nis përdorimin e ‘AquilaScan’/ Në pranga një 34-vjeçar, drejtonte makinën nën ndikimin e lëndëve narkotike

06/05/2022 11:44

Policia Rrugore e Lezhës  ka nisur përdorimin e aparatit AquilaScan, për testimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ditës së sotme është vënë në pranga një drejtues automjeti, që rezultoi pozitiv në përdorimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi A.V. 34-vjeç është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytet Lezhë, duke pozicionuar automjetin, në mënyrë të parregullt, në rrugë. Gjatë kontrollit rezultoi se ky shtetas nuk dispononte asnjë dokumentacion për mjetin.

Në këto kushte, shtetasi A. V. është shoqëruar, së bashku me automjetin e tij, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. Pas testit me aparatin AquilaScan rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, shtetasit A. V. iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit, si dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA