Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut
Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të mërkure në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Sipas Policisë së Shtetit, viktima është Shaban Hajdari, 35 vjeç, banues në Prizren dhe punonjës i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri pistoletë. Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete Shaban Hajdari, 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.
Top Channel