Dy persona janë arrestuar në Kurbin gjatë 24 orëve të fundit, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Si rezultat i operacioni policor të koduar “Gjormi”, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij,  shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fushë Malbardhë” është arrestuar shtetasi E.( I.). H. 51 vjeç, banues në fshatin Fushë Malbardhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 320 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Top Channel