Iu plotësua dëshira për t’u hakmarrë, Salah kërcënon Realin pas kualifikimit drithërues

05/05/2022 11:47

Momo Salah e tha troç se donte Real Madrid përballë në finalen e Champions League. Ashtu ndodhi, ekipi i Carlo Ancelottit realizoi një tjetër përmbysje spektakolare, eliminoi Manchester City e Pep Guardiolës dhe do të sfidojë Liverpoolin në finalen e madhe të Parisit më 28 maj.

Kualifikimi i rekordmenëve të këtij kompeticioni e ka lumturuar Salah, i cili ka reaguar shkurt me një postim në rrjetet sociale, duke paralajmëruar rivalët se është gati për hakmarrje.

Kemi një llogari për të larë”, shkruan 29-vjeçari, i cili do të luajë finalen e tretë të Champions League me “The Reds” në pesë vitet e fundit. Të parën e humbi ndaj Realit, ndërsa një vit më vonë festoi me shokët e tij pas suksesit 1-0 ndaj Tottenham.

Top Channel