Zelensky kërkon ndihmë nga Bullgaria, paraqet disa kërkesa

04/05/2022 14:09

Televizioni Kombëtar i Bullgarisë (BNT) njoftoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bullgarisë që të ndihmojë Ukrainën me riparimin e pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftën e vazhdueshme me Rusinë.

CNN raporton se  Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko ka paraqitur një letër nga Zelensky në Parlamentin e Bullgarisë, në të cilën presidenti ukrainas thotë se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do ta ndihmojë në riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase dhe të ndihmojë ukrainasit që ikin nga lufta.

Sipas BNT, Zelensky ka paraqitur disa kërkesa që shpreson të realizohen:

-Bullgaria të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare, duke përfshirë ilaçe, veshje dhe ushqime.

-Të vazhdojë bashkëpunimi energjetik midis dy vendeve dhe eksporti i energjisë elektrike dhe gazit nga Ukraina në Bullgari.

-Bullgaria të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Rusia ndërpreu  furnizimin me gaz natyror  për Poloninë dhe Bullgarinë javën e kaluar, duke dhënë përgjigjen e saj ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Moskës për luftën në Ukrainë.

Gjiganti shtetëror rus i energjisë ‘Gazprom’ tha se ka ndërprerë plotësisht furnizimet për Poloninë dhe Bullgarisë, pasi refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla.

Top Channel