Kremlini: S’ka asnjë shans që Rusia t’i shpallë luftë Ukrainës më 9 maj, është e pakuptimtë

04/05/2022 14:46
MOSCOW, RUSSIA - APRIL 28: Russian military vehicles attend rehearsal of Victory Day military parade marking the 77th anniversary of the victory over Nazi Germany in World War II, at Tverskaya street in Moscow, Russia on April 28, 2022. (Photo by Sefa Karacan/Anadolu Agency via Getty Images)

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur ditën e sotme se nuk ka shans që presidenti rus Vladimir Putin ti shpallë luftë Ukrainës më 9 maj, pikërisht në ditën e fitores së Rusisë.

I pyetur rreth mundësisë për zyrtarizimin e luftës në 9 maj, ai u shpreh se kjo gjë është e pakuptimtë

“Nuk ka asnjë mundësi. Jo, kjo është e pakuptimtë”-tha ai.

Peskov hodhi poshtë gjithashtu raportet se Putini mund të përdorë Ditën e Fitores për të shpallur mobilizimin në vend, gjë që do t’i lejonte qeverisë jo vetëm të mbledhë trupa, por edhe të vendosë ekonominë në një bazë lufte.

Analistët dhe zyrtarët perëndimorë thanë më parë se besojnë se më 9 maj, pas më shumë se dy muajsh që e quajti pushtimin e Ukrainës një “operacion special ushtarak”, Putin mund të shpallte zyrtarisht luftë.

9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton humbjen e vendit të nazistëve në 1945. Ajo shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë.

Putini ka një sy të mprehtë për simbolizmin, pasi ka nisur pushtimin e Ukrainës një ditë pas Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, një ditë tjetër ushtarake vendimtare në Rusi, duke i bërë zyrtarët perëndimorë të besojnë se ai do të përdorte 9 majin ose për të shpallur një arritje ushtarake në Ukrainë. përshkallëzimi i madh i armiqësive ose të dyja.

 

Top Channel