Kombet e Bashkuara: Më shumë se 5.6 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

04/05/2022 13:39

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka bërë një përditësim të të larguarave nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Deri më tani më shumë se 5.6 milionë janë strehuar në shtetet fqinje, ndërsa në një raport të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), të paktën  7.7 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë.

Shifra e të larguarve ka pasur rritje, për shkak se Rusia vijon sulmet e saj në Ukrainë. Problematike mbeten korridoret humanitare të evakuimit të cilat nuk kanë funksionuar për shkak të sulmeve.

Top Channel