Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në SHBA, po u bën apel rusëve me anë të një kanali në rrjetin Instagram, t’i kundrvihen presidentit Putin dhe të kthehen në spiunë të SHBA.

Rrjetet mediatike thonë se CIA dërgoi mbrëmë mesazhin e postuar në gjuhën ruse, me anë të llogarisë së saj në Instagram.

Postimi i ndarë në tetë foto detajonte sesi të kontaktohej CIA duke përdorur “kërkuesin e rrjetit të errët TOR”, ose duke përdorur fshirës gjurmësh VPN, pasi Rusia mund t’i gjurmonte dhe të zbulonte personat. Ata shtonin se gjithsesi CIA nuk do të përgjigjej ndaj atyre që kontaktonin me komunikime të pasigurta.

Pjesa në anglisht e postimit shkruante: “CIA po jep udhëzime në gjuhën ruse për ata që ndjehen të detyruar të na kontaktojnë prej luftës së padrejtë të qeverisë ruse”.

“Misioni ynë global kërkon që individët të kontaktojnë me CIA nga kudo, në mënyrë të sigurtë”.

Ndërsa seksioni në rusisht shkruante: “Mënyra të sigurta për të vendosur komunikim virtual me CIA.

“Ju nxisim të merrni të gjitha masat për të mbajtur privat komunikimin tuaj.”

Zhvillimi vjen teksa pasi disa humbjeve të përsëritura ditet e fundit në luftë, teksa Putin raportohet se ka marrë vetë kontrollin e fushatës në Ukrainë.

Prandaj CIA tashmë po dërgon udhëzimet drejtpërdrejt për popullin rus.

Postimi në Instagram shkruante: “Siguria juaj është mbi të gjitha – prandaj para se të na kontaktoni merrni masat e mëposhtme.

“Mos përdorni kompjuterin e shtëpisë ose të punës për të na kontaktuar”.

“Rekomandohet të jetë një kompjuter me një lidhje interneti që të mos jetë e lidhur me identitetin tuaj”.

“Sigurohu që të jetë një version kërkuesi në rrjet i update-uar , dhe përdorni modalitetin ‘private browsing’.”

“Kur të keni kompletuar të gjitha lëvizjet, fshini historikun e kërkimeve në motorin tuaj të kërkimit”.

“Metoda e preferuar e kontaktimit është me rrjetin TOR ose një anti-gjurmues të besuar VPN për të ruajtur sigurinë.

“Pa to, çdo faqe që vizitoni mund të gjurmohet nga agjencitë e inteligjencës ose palë të treta”.

“Përmbajtja e faqeve tona të internetit është e inkriptuar, por pa përdorimin e TOR apo VPN, aktiviteti juaj online mund të monitorohet nga palë të treta.”

Postimi jep më pas adresën e kërkuesit TOR, i cili përdoren me programe të veçanta për pjesën e “rrjetit të errët” të internetit.

Duke folur për rrjetin Washington Post, Dan Hoffman, agjent i CIAs në pension tha: “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me njerëzit që duan të japin informacion. FSB është duke vëzhguar njerëzit.”

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA