BE “ndjen rrezikun”: Do shtojmë ndihmën ushtarake për Moldavinë

04/05/2022 14:59

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel premtoi shtim të ndihmës ushtarake të BE-së për Moldavinë, në mesin e shqetësimeve se vendi që ndan kufijtë me Rumaninë anëtare të NATO-s, mund të jetë shënjestra e ardhshme e Vladimir Putinit. në rajonin fqinj me Ukrainën ka pasur një seri sulmesh të separatistëve pro-Moskës.

“Këtë vit, planifikojmë një rritje domethënëse të mbështetjes tonë për Moldavinë, duke i furnizuar forcat e saj të armatosura me pajisje ushtarake shtesë. Bashkimi Europian ka solidaritet të plotë me këtë vend. Është detyra jonë ta ndihmojmë e ta përkrahim, për të shtuar stabilitetin e tij, sigurinë, integritetin territorial dhe sovranitetin”, tha president i Këshillit Europian, Charles Michel.

Në Moldavi është rritur shqetësimi se vendi mund të kthehet në objektivin e ardhshëm të agresionit rus.

Sulmet e inskenuara në rajonin separatist pro-rus, Transilvani, janë parë si  shenja jo të mira. Dëshmia e parë konkrete që tregon se Rusia e ka në shënjestër Republikën e Moldavisë që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, qe fjala e gjeneralit rus Rustam Minnekajeë, zëvendëskomandant i sektorit qëndor ushtarak.

Ai foli hapur për „fazën e dytë të operacionit special”, i cili pritet të ndodhë për të marrë kontrollin në jugperëndim të Ukrainës, në Detin e Zi si dhe për krijimin e një korridori tokësor drejt Transilvanisë, me pretendimin e ngjashëm me atë të ngritur në Ukrainë “për raste të shkeljes së të drejtave të rusëve etnike”.

 

Top Channel