Nuk ka më heshtje/ Ukrainasit protestojnë për civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal

03/05/2022 21:22

Ukrainasit u mblodhën në një tubim në qendër të Kievit dhe bënë thirrje për evakuimin e sigurt të civilëve dhe ushtarëve të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal, Mariupol.

Ata vendosën të protestonin me pankarta në duar të cilat kishin ngjyrat e flamurit ukrainas.

BBC raporton se disa nga gratë dhe fëmijët në protestë thuhet se janë anëtarë të familjes së luftëtarëve të Azov.

Deri më tani dyshohet se 200 civilë kanë mbetur të bllokuar në fabrikë, ndërsa sulmet vijojnë prej disa javësh.

Prej dy ditësh ka nisur evakuimi i civilëve por një diosa raste pengesë janë bërë sulmet.

 

Top Channel