Lufta e informacionit. Si po lufton Presidenti ukrainas me fjalë në parlamentet perëndimore

03/05/2022 14:55

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka zhvilluar një luftë informacioni në kryeqytetet e botës perëndimore, ndërsa ushtria e tij po lufton në fushë betejë për mbrojtjen e vendit.

Në vetëm dy javë ai i është drejtuar 10 parlamenteve të botës, duke marrë duartrokitje kudo. ‘Ai di të mishërojë shpirtin e kombit’ thonë ekspertët.  Fjalimet e Zelenskyt mbartin një synim urgjent, të mbledhin sa më shumë mbështetje ndërkombëtare  dhe ai po e realizon këtë më së miri me një sërë mesazhesh të ‘goditura’.

Në një fjalim të tij në Kongresin Amerikan të mbushur me referenca për Pearl Harbour, Martin Luther King Presidenti Zelensky iu drejtua audiencës me një gjuhë të qartë e jo diplomatike, duke bërë pyetjen në formë lutjeje sikurse ai bënë zakonisht gjatë fjalimeve të tij: Gjatë një fjalimi tjetër të tij në Dhomën e Deputetëve të Italisë, Presidenti Zelensky duke përdorur një gjuhë qortuese iu drejtua audiencës duke thënë se anëtarët e rrethit të Putinit kanë qenë me pushime në Itali duke drejtuar thirrjen:

“Mos u bëni destinacion turistik për vrasës “. Si president i një vendi që vuan nga një pushtim i paprovokuar, Zelensky ka fituar të drejtën që të hyjë në parlamentin e një vendi të huaj e të thotë ‘turp për ty’, duke e vendosur veten e tij  si një arbitër moral. Në secilin prej fjalimeve të tij të bashkë-shkruar nga ndihmësi i ngushtë i tij, Dmytro Litvin, Zelensky ka pasur politikanë të elektrizuar nga retorika e tij jokonvencionale, e drejtpërdrejtë e zemërimit të drejtë të një lideri.

Ai flet gjithashtu dhe me njerëzit e tij në gjuhën ukrainase dhe shmang veshjen e kostumeve që bien në sy e që zakonisht lidhen me këtë lloj spektakli politik, dhe ky është një transformim i jashtëzakonshëm për një politikan. Duke qenë një komedian, Zelensky di si drejtohet audiencës së tij, me mesazhe të thjeshta e pa zbukuruar , njëkohësisht ai krijon një lloji presioni ndaj liderëve në mënyrën se si ai i drejtohet dhe fjalët që përzgjedh shkruan BBC.

Turnetë virtuale në parlamentet e botës, Zelensky nuk i bën thjesht për të fituar simpati, por si një mënyrë që Ukraina të luftojë për ekzistencën e saj dhe këtë mund ta bëjë vetëm me ndihmën masive dhe të qëndrueshme ushtarake nga aleatët e saj. Prej javësh, presidenti Zelensky i ka kërkuar NATO-s të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Ai e di që nuk do ta marrë, por e bën këtë kërkesë sepse ai e di se do të përfitojë diçka tjetër në këmbim, dhe pikërisht kjo është strategjia e tij.

Top Channel