Forcat ruse sulmojnë sërish fabrikën e çelikut në Mariupol, 200 të bllokuar

03/05/2022 16:59

Fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol aktualisht po sulmohet nga forcat ruse, sipas një ushtari ukrainas të strehuar atje.

Zëvendëskomandanti i Regjimentit të Azov, Sviatoslav Palamar tha për Associated Press se  është e vërtetë se fabrika e çelikut është nën sulm.

Pothuajse dy javë më parë, presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar ushtrinë e tij që të mos sulmonte centralin, por ta bllokonte atë.

Rreth 200 civilë besohet se janë ende të bllokuar në strehëzat poshtë uzinës, e cila është xhepi i fundit i rezistencës ukrainase në qytetin port jugor të Mariupolit.

Evakuime të mëtejshme nga uzina janë planifikuar për sot, por është e paqartë nëse ato do të mund të realizohen.

Top Channel