24/12 17:20
Situata në Ukrainë vijon të përkeqësohet.
Në total, 15.7 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare, duke përfshirë 3 milionë fëmijë. Në total, u raportuan 164 sulme ndaj institucioneve të kujdesit shëndetësor.
Këtë e ka bërë të ditur UNICEF, duke theksuar se ndihmat humanitare vijojnë pa ndërprerje.
Deri më 26 prill, UNICEF-i ka dërguar 206 kamionë me ndihma emergjente në vlerë prej 18 milionë dollarësh për të mbështetur fëmijët dhe familjet ukrainase të strehuara në vendet fqinje.
Top Channel