Dy shpërthime të forta janë dëgjuar  në orët e para të mëngjesit të sotëm në Belgorod, një qytet rus në veri të Ukrainës.

Guvernatori i zonës tha se u zgjua nga dy shpërthime të forta dhe sipas shtabit operativ ai njoftoi se nuk kishte viktima.

 “30 minuta më parë u zgjova nga dy shpërthime të forta. Sipas shtabit operativ, nuk ka dëme apo shkatërrime. Nuk ka  viktima,” tha guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.

Bombardimet e së hënës vijnë pasi një zjarr i madh shpërtheu në një instalim ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Belgorod të dielën. Shkaku i incidentit ishte i paqartë.

Ndërkohë zyrtarët rusë kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për sulme ndërkufitare në depot e karburantit dhe instalimet ushtarake, pretendime për të cilat agjencitë e qeverisë ukrainase thonë se synojnë të nxisin “ndjenjën anti-ukrainase”

Top Channel