“Hitleri pjesërisht hebre”/ Izraeli tërbohet me Rusinë-ambasadori thirret për shpjegime!

02/05/2022 12:40

“E pafalshme”, kështu e cilësoi ministri i jashtëm izraelit deklaratën e homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili tha për një media italiane se Aodlf Hitleri “kishte gjak hebre”.

Lavrov i bëri këto komente teksa përpiqej të justifikonte portretizimin e Ukrainës nga Rusia si naziste, në një kohë kur vetë presidenti i saj, Volodymyr Zelensky është hebre.

Ministria e jashtme izraelite ka thirrur ambasadorin rus për “sqarime” dhe këmbënguli që të ketë një apologji publike nga Moska. 6 milionë hebrenj u vranë nga Gjermania naziste gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore, por kjo nuk i pengoi komentet e zymta të Lavrovit, të cilët shkaktuan indinjatë në Izrael.

Kur u pyetu sesi mundet Rusia të pretendojë se po “denazistifikon Ukrainën në një kur kohë kur Zelensky vetë është hebre”, Lavrov u përgjigj: E cfarë pastaj që ai është hebre, ky fakt nuk mohon ekzistencën e elementeve naziste në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre, e madje hebrenj janë dhe prej anti-semistiëve më të mëdhenj”.

Shefi i diplomacisë izraelite, Yair Lapid u tërbua nga kjo deklaratë, dhe i kujtoi Lavrovit se hebrenjtë |nuk vranë veten gjatë Holokaustit”. A ka pretendim më të ulët sesa të akuzosh vetë hebrenjtë për anti-semitizëm”, u shpreh ai.

Top Channel