Festa e shenjtë e Fiter Bajramit është falur mëngjesin e sotëm në qytete të ndryshme të vendit tonë. Qindra besimtarë kanë falur namazin nëpër sheshe dhe në xhamitë e qytetit.
Lezhë:
Që në orët e para të mëngjesit besimtarëte Lezhës kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit, riti fetar u drejtua nga myftiu Emirjon Vathaj, ndërsa u përcollën mesazhe paqeje e harmonie. Në këtë ditë besimtarët falenderojnë Allahun për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe luten për mirëqenien, begatinë e të gjithëve. Pas faljes festa vijon në shtepi me familjar dhe të afërm.
Bulqizë:
Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Bulqizë pas përfundimit të muajit të të madhërueshëm të Ramazani qindra besimtarë e besimtare myslimane të rrethit të Bulqizës, mëngjesin e sotëm kanë kryer ritin e faljes së Fiter Bajramit.
Riti i faljes u drejtua nga Myftiu i xhamisë së Bulqizës Sejdin Strazim.Në fjalën e tij Strazimiri shpreh se sot është dita në te cilën festojmë, por që të jesh i mirë nuk është vetëm agjërimi por të besh mirësi gjithë vitin.
Myftiu i Bulqizës nuk la pa përmendur edhe politikën e cila po e çon vendin drejt shkatërrimit,ndaj zgjidhja është kur neve të fillojmë të ndryshojmë vetën tonë.
“Një thirrje bëri edhe për rininë kau tha se etja e madhe për pasurin po bën qe po bën që rinia po braktisin familjet e tyre.
Ndaj sot duhet ti rikthehemi shpresave të reja, është dita për të kujtuar njeri-tjetrin,dita për njeë jetë të re. te bashkohemi dhe te forcojmë lidhjet familjare,sepse janë baza per ngritjen e një shteti”.
Vlora:
Besimtarët myslimanë te Vlorës , falën namazin e Fiter Bajramit. Ceremonia e faljes të kësaj feste u mbajt ne pallatin e sportit ” Flamurtari” per shkak te numrit te larte te besimtareve qe morën pjese ne ceremoni, por dhe të kushteve atmosferike nga reshjet e shiut .
Myftiu i Xhamisë ka uruar gjithë besimtarët për paqe , shëndet e dashuri tyre.
“Përcillini vlerat e mësuara gjate muajit te shenjte te Ramazanit iu tha besimtareve”, tha myftiu i Vlores, Armando Asllani.
Ndërkohë dhe besimtarët myslimane kanë uruar njërin tjetrin në këtë ditë të veçantë.
Fiter Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët privohen nga ushqimi dhe uji që prej lindjes së diellit e deri në perëndim të tij, një sakrificë që dëshmon besimin ndaj zotit përgjatë së cilës krahas faljeve dhe lutjeve jepet edhe sadakaja e fitrit për të varfrit.
Kukës:
Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët mysliman kanë kremtuar Fiter Bajramin, njërën prej ngjarjeve dhe festës më të rëndësishme të kalendarit Islam.
Qindra besimtarë falën namazin e Fiter Bajramit në xhaminë kryesore të qytetit.
Janë lutur dhe shpresojnë në shpërblimin me mirësi e paqe.
E ndërsa kryemiftiu i Kukësit Islam Hoxha, thotë se në këtë ditë të madhe të mirësisë e paqes, kërkohet më tepër vullnet e besim për të marrë atë për të cilën lutemi.
Durrës:
Besimtarët myslimanë festojnë sot Bajramin e Madh. Të shumtë në numër, edhe pse nën shi, besimtarët në Durrës kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Bajramit në xhami. Kremtimi i kësaj dite vjen pas muajit të Ramazanit kur besimtarët agjëruan, iu lutën dhe adhuruan Allahun, duke ndihmuar dhe ndarë me njerëzit në nevojë.
Imami i xhamisë së madhe të Durrësit Ervin Qylafku u kujtoi besimtarëve rëndësinë e shërbimit jo vetëm ndaj vetes dhe njerëzve në nevojë, por dhe ndaj komunitetit, qytetit ku jetojnë dhe kombit.
Në këtë ditë besimtarët falenderojnë Allahun për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe luten për mirëqenien, begatinë e të gjithëve. Teksa përqafohen dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin mesazhe paqeje dhe urimet e rastit, festa i mbledh familjet rreth tryezës në drekën festive, duke iu gëzuar kësaj dite dhe mirësisë e begatisë që buron nga Zoti, që është një dhe i vetëm.
Lushnjë:
Besimtaret myslimane te Lushnjës i janë drejtuar palestrës së shkollës 9-vjeçare “Skender Libohova” për të falur namazin pas mbylljes se muajit te madhërishëm të Ramazanit. Falja e namazit është drejtuar nga myftiu Gramos Blliku. Ishte parashikuar që falja e Namazit te behej ne sheshin kryesor te qytetit por per shkak te reshje e te shiut u spostua në palestër dhe jo në xhaminë e qytetit pasi kjo e fundit është tepër e vogël per besimtaret e shumte, burra e gra qe falen Namazin e Bajramit.
Gjirokatër:
Në Gjirokastër falja për Bajramin u mbajt në ambjentet e pallatit të sportit të qytetit. Besimtarët të drejtuar nga myftiu i Gjirokastrës Avni Goma kanë drejtuar lutje për shëndet dhe paqe. Myftiu ju bëri thirrje besimtarëve të jenë të ndjeshëm dhe të mëshirshëm, të kujdesen për njerëzit në nevojë dhe kultivojnë respektin dhe ndershmërinë. Kjo është hera e tretë që Bajrami festohet në mjedise publike në Gjirokastër ndërsa atmosfera është ndjerë edhe në rrethinat e qytetit ku besimtarët kanë zgjedhur të festojnë në natyrë me familjet dhe miqtë.
Top Channel