Pas një pushimi të shkurtër rinisin granatimet në fabrikën e çelikut Azovstal

01/05/2022 23:00

Pas një armëpushimi të shkurtër ditën e sotme për të lejuar evakuimin e civilëve në fabrikën e çelikut  Azovstal, kanë rinisur sërish bombardimet.

Sipas CNN, një ushtar ukrainas kanë folur për mediat e tyre duke treguar disa detaje nga sulmet.

“Pushtuesit filluan të qëllojnë sërish në Azovstal sapo u përfundua evakuimi i disa ukrainasve”, tha komandanti i brigadës së 12-të të Gardës Kombëtare, Denis Schlega.

Ai pohoi se ata po përdornin të gjitha llojet e armëve, por është e paqartë nëse bombardimet do të pengojnë fazën tjetër të evakuimeve.

Top Channel