Kryqi i Kuq konfirmon se po vijon puna për evakuimin e civilëve nga Mariupoli

01/05/2022 17:13

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara po vijon operacion për të evakuuar civilët nga Mariupoli dhe fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal.

Sipas CNN, KNKK ka konfirmuar se evakuimi nisi ditën e djeshme, ndërsa nuk janë dhënë detaje për të mos rrezikuar vijueshmërinë e punës.

Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi në një postim në Twitter ditën e sotme se evakuimi i civilëve nga Azovstal filloi.

“Grupi i parë prej rreth 100 personash tashmë po shkon drejt zonës së kontrolluar”, tha Zelensky.

Me anë të një Telegrami, Këshilli i qytetit të Mariupolit u bëri thirrje civilëve të mblidheshin në një orar të caktuar pranë një qendre tregtare në rajonin jugor të Zaporizhzhia.

“Nëse keni të afërm ose të njohur në Mariupol, përpiquni t’i kontaktoni me të gjitha mënyrat. Telefononi, dërgoni mesazhe dhe thoni se është e mundur të shkoni në Zaporozhzhia, ku është e sigurt“, tha Këshilli.

Afërsisht 100,000 njerëz janë ende në Mariupol, edhe pse pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar nga bombardimet dhe sulmet ajrore prej javësh nga forcat ruse.

Top Channel