Juventus vijon të këmbëngulë në transferimin e Jorginhos, mesfushorit të Chelsea-t dhe Italisë. Mediat italiane raportojnë se “bardhezinjtë” kanë marrë “ok” e 30-vjeçarit.
Ndërsa tashmë mbetet vetëm për t’u marrë aprovimi i “bluve” dhe për ta arritur këtë gjë “Zonja e Vjetër” mund të ofrojë për një shkëmbim, të japë Arthur Melon për italianin.
Kontrata e Jorginhos me Chelsea-n zgjat deri në verën e 2023-shit dhe palët ende nuk kanë rinovuar apo rënë dakord për vazhdimësinë, megjithatë nuk dihet nëse “blutë” do e nxjerrin në shitje gjatë kësaj merkatoje italianin.
Mesfushori është pjesë e rëndësishme e ekipit të Tuchel dhe në 26 ndeshje të luajtura në Premier League, ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste./ SuperSport
Top Channel