Skënderbeu humb në Shkodër/ Korçarët me një këmbë në kategorinë e parë, nuk ndalet Kastrioti

30/04/2022 19:54

Janë luajtur të shtunën edhe dy takimet e fundit e javës së 31 të kategorisë superiore, Vllaznia Skënderbeu dhe Kastrioti Egnatia.

Këto dy ndeshje përcaktuan ndoshta fatin e dy skuadrave që do të bien në kategorinë e pare, sezonin e ardhshëm, skënderbeu dhe dinamo.

Korçarët humbën në Shkodër me shifrat 1 me 0. goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 58 nga Esin Hakaj. Për fatin e keq të korçarëve asgjë të re nuk solli afrimi i Skënder Gegës në stolin e Skëndërbeut pak javë nga fundi kampionatit, që tashmë e sheh veten me një këmbë në kategorinë inferiore.

Kastrioti nuk ndalet dhe fiton edhe sfidën me Egnatian me shifrat 2-1, ndërsa një javë më parë krutanët fituan dhe me Tiranën që pritet të shpallet kampion. Golat për Kastriotin u shënuan të dy në pjesën e dytë duke marrë një fitore me përmbysje.

I pari e çoi topin në rrjetë Edon Hasani në minutën e 72 pasi kishte shënuar Egnatia në minutën e 60 me Jakson. Por në minutën e 86 Skerdilajd Levedni shënoi një autogol në portën e tij duke vendsour kështu dhe fatin e kësaj sfide.

 

 

Top Channel