Shpërthime të shumta në Odesa, goditet pista e aeroportit

30/04/2022 18:46

Shpërthime të shumta janë raportuar ditën e sotme nga qyteti jugor ukrainas Odesa, pas orës 18:00.

Qytetarët e zonës kanë dëshmuar se një avion ushtarak ka kaluar mbi qytetet e më pas janë ndjerë zhurma të mëdha shpërthimesh në afërsi.

Komanda Operative e Ushtrisë raportoi se pista në aeroportin e Odesës ishte dëmtuar. Shpërthimet u dëgjuan menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin.

Ende nuk ka informacion nëse bëhet fjalë për persona të dëmtuar apo viktima.

 

Top Channel