Profil/ Kryeministri i tretë shqiptar në Ballkan, kush është Dritan Abazoviç

29/04/2022 11:39

Nga dita e djeshme Dritan Abazoviç është kryeministri i ri i Malit të Zi. Parlamenti votoi me 45 vota pro, qeverinë e formuar prej tij në përbërje të së cilës janë 8 ministri dy prej tyre shqiptarë.

Por kush është Dritan Abazoviç?
36-vjeçari Dritan Abazoviç u lind në 1985 në Ulqin në një familje shqiptare, familja Abazi. Pas përfundimit të shkollës fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviç vijoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës ku u diplomua dhe kreu doktoraturën në vitin 2019. Studimet të tjera Abazoviç i kreu në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi u kthye në Malin e Zi, Abazoviç nisi fillimisht punën si mësues në një gjimnaz të Ulqinit, më pas do të drejtonte televizionin Teuta për dy vitet e ardhshme.

Abazoviç është drejtues i partisë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma).
Abazoviç e flet shumë mirë gjuhën shqipe, por për zhgënjimin e shumë shqiptarëve, ai nuk shquhet për ndjenja patriotike. Madje shumë nuk kanë ngurruar ta quajnë si “tradhëtar” për shkak të deklaratës së tij në një emision televiziv ku tha se nëna e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, ishte serbe. Deklaratë për të cilën më pas, kërkoi ndjesë.

Abazoviç është tashmë kryeministri i tretë shqiptar në Ballkan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA