Pavarësisht mizorive ruse, Zelensky i gatshëm të takojë Putinin

29/04/2022 23:01

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha mediave polake se është ende gati të flasë me Vladimir Putin, pavarësisht mizorive ruse në Bucha, Mariupol dhe vende të tjera.

Sipas BBC, Zelensky tha se dëshiron të takojë presidentin Putin sepse “një njeri i vetëm vendos gjithçka” në Rusi.

Ai shtoi se rreziku i prishjes së bisedimeve është i lartë për shkak të veprimeve të Rusisë në zonat e Ukrainës, që nga fillimi i sulmeve.

“Pas Bucha dhe Mariupol njerëzit thjesht duan t’i vrasin. Kur ka një qëndrim të tillë, është e vështirë të flitet për ndonjë gjë“, tha Zelensky.

Top Channel