Bisedimet e paqes mund të përfundojnë, Zelensky bën paralajmërimin e radhës

29/04/2022 22:08

Presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se ka një rrezik të madh që bisedimet e paqes me Rusinë mund të përfundojnë, njëkohësisht fajësoi Kremlinin për mizoritë që ka kryer, raporton Interfax Ukrainë.

Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh deri më tani, duke filluar në Bjellorusi dhe muajin e kaluar u zhvillua në Turqi.

Pavarësisht bisedimeve të zhvilluara ende nuk është arritur një marrëveshje për armëpushim ose tërheqje.

Presidenti Zelensky ka qenë i bindur se Ukraina nuk do të pranojë kushtet e paqes që komprometojnë integritetin e saj territorial.

Top Channel