Plas tek Liverpool, Salah: Mardhënia ime me Slot është shkatërruar, do të rinovoja, por nuk mendoj më kështu…
Manchester United nuk besojnë më tek objektivi Champions League, ndërsa Ten Hag piketon një lojtar të Juventusit. “Djajtë e Kuq” renditen në vend të gjashtë dhe numërojnë 6 pikë më pak e një ndeshje më shumë se Arsenali i vendit të katërt.
Ekipi i Ralf Rangnick pret sonte Chelsea në “Old Trafford”, sfidë që nis prej orës 20:45 dhe transmetohet në Supersport 1. Trajneri gjerman shfaqet pesimist në prononcimin për mediet, duke deklaruar se ekipi i tij nuk ka shanse të mbyllë kampionatin në një nga katër vendet e para.

“Unë nuk mendoj se ka ende kuptim të flasim dhe të spekulojmë për Champions League. Duhet të jemi realist: kualifikimi nuk varet nga edhe edhe nëse i fitojmë katër ndeshjet e mbetura. Në dorën tonë është vetëm stili i lojës dhe niveli i paraqitjes”, deklaroi Rangnick.
Ndërkohë, holandezi Ten Hag, i cili pret verën për të nisur punë si trajneri i ri i United, u ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin bisedimet me agjentin e Paulo Dybala, i cili do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi.
Ten Hag e pëlqen shumë 28-vjeçarin argjentinas dhe e konsideron mundësi tepër të mirë afrimin e tij pa shpenzuar asnjë cent për kartonin, kështu që së shpejti do të vijë oferta e parë për fantazistin e bardhezinjve.
Top Channel