Plagosi kunatin me thikë, ngjarja në Durrës pas ndarjes së motrës së autorit

28/04/2022 15:26

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit. Mesditën e së enjtes një person u plagos me thikë nga kunati i tij.

Ngjarja ndodhi në Spitallë të Durrësit, afër depos së ujit, ku autori i dyshuar Festim Hoxha është takuar me kunatin Spiro Toli, pasi ky i kishte kërkuar divorcin motrës së tij dhe e kishte kthyer atë në shtëpinë e prindërve.

Prej disa ditësh mes dy familjeve komunikimi ka qenë i acaruar. Në debat e sipër Hoxha që nuk ka pranuar ndarjen e çiftit ka qëlluar me thikë në drejtim të tij dhe është larguar duke e lënë të plagosur.
Një ditë më parë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi qytetin.

Në një banesë në zonën e plazhit një 20-vjeçar qëlloi me thikë të vëllain 27-vjeçar, pasi nuk duroi zhurmat që ai shkaktoi teksa ishte ngritur herët në mëngjes për syfyr. I plagosuri do të agjëronte Natën e Kadrit.

Ndërkohë të martën një tjetër plagosje ndodhi për shkak të zhurmave në një lagje tjetër të qytetit, kur një 35-vjeçar qëlloi me armë zjarri një punëtor ndërtimi. Ditën e sotme, gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë arrest në burg ndaj 35-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA